Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“U shokova kur pashë Cristianon përballë”, portieri 18-vjeçar zbulon stërvitjen me yllin portugez

Shkruar nga NEWSPORT
“U shokova kur pashë Cristianon përballë”, portieri

Një portier adoleshent, I cili luan me skudrën e te rinjve portugezë, tregon momentin shokues kur mori një telefonatë që I kërkonte të shkonte në  Madeira Stadium edhe pse futbolli ishte I ndaluar për shkak të virusit.

“Menduam se do të punonim me skuadrën tonë” –tha 18 vjeçari. Kur Goncalves arriti në fushë, bashkë me shokun e tij të skuadrës, në fushë ishte ylli I Juventus, Cristiano Ronaldo.

“Nuk e besonim dot, na dukej si ëndërr. Shiheshim në sy dhe ishim pa fjalë” –kujton Goncalves.

Ronaldo ishte në izolim në Madeira dhe i kërkoi leje ish skuadrës për të përdorur fushën.

Ishin 10 sesione stërvitje në total, mirëpo I riu nuk mund t’I tregonte askujt. “Nuk mund t’i tregoja askujt, ishte e ndaluar. Informacioni ishte që Nacional I ishte rikthyer stërvitjes. Madje edhe prindërit e mi kështu mendonin.”

Deri sa Bola zbuloi Ronaldon në Choupana dhe sekreti u përhap.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga