Ky Botëror i vitit 2026 pritet të jetë më interesanti në historinë e këtij turneu, pasi ndryshe nga herët e tjera, këtë edicion do të zbatohen një sërë rregullash të reja që do të hyjnë në fuqi që në ndeshjen e parë.
Me qëllim për të shmangur vonesat e për t'i dhënë një tjetër ritëm spektaklit global të futbollit, FIFA ka aprovuar së fundmi "hartën" e rregulloreve që do të jenë të zbatueshme për arbitrat në mbarëvajtjen e takimit.
Kështu, në rast se lojtarët do të marrin 1 minutë për t'u larguar nga fusha për shkak të zëvendësimit, ndërrimi do të shtyhet 1 minutë më vonë. Rivëniet këndore nuk duhet të marrin më shumë se 5 sekonda për t'u ekzekutuar, në të kundërt topi do t'i kalojë kundërshtarëve.
Sakaq, për ata që do të marrin ndihmë mjekësore, do të duhet të largohen nga fusha për 1 minutë për të marrë trajtimin e duhur përpara se të kthehen sërish në lojë. E fundit, por jo më pak e rëndësishme pritet të jetë ndërhyrja në sistemin VAR. Në rast se një karton i dytë i verdhë ose një vendim për rivënie këndore është dhënë gabimisht, do të rishihet nga kryesori për verifikim.
Rregulla strikte por të domosdoshme për t'i dhënë publikut atmosferën që ata meritojnë për një shfaqje futbolli të këtij niveli.
