Një situatë aspak e këndshme ka ndodur për ish-trajnerin e Milan, Alberto Zaccheroni. Ky i fundit është rrëzuar në shtëpinë e tij dhe tashmë ndodhet i shtruar në spitalin “Maurizio Bufalini” në Cesena.
Tekniku 69-vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësore, situatë kjo që ka bërë me “ankth” të gjithë familjarët dhe të afërmit, por jo vetëm.
Ish-trajneri kampion i Milanit, u gjet i shtrirë pa ndjenja në tokë me një dëmtim të rëndë në kokë dhe u transportua menjëherë me ambulancë në spital.
Prognoza është e rezervuar: ekzaminimet tomografike të kryera, siç raportohet nga “Corriere di Romagna”, kanë nxjerrë në pah një situatë serioze. Ish-trajneri i “Djallit” (fitues i Serisë A në sezonin 1998-’99), Interit, Juventusit dhe Lazios është megjithatë i vetëdijshëm.
Në momentin e rënies në shtëpi ndodheshin edhe bashkëshortja e tij, Franca, dhe Lara, partnerja e djalit të tyre, Luca.
[caption id="attachment_679706" align="alignnone" width="300"] Alberto Zaccheroni[/caption]