Xhuliano Skuka u rikthye në fushën e lojës në dueli me Teutën. Sulmuesi dibran hyri në lojë në minutën e 70-të, por nuk mundi të linte gjurmë dhe të shmangte humbjen e demave.
Dibrani u dëmtua në ndeshje e parë çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit dhe mungoi për disa javë. Tashmë 25-vjeçari do të synojë të ndihmojë Partizani në sfidat e mbetura në kampionatit dhe në luftën për titullin kampion, teksa do të jetë një vlerë e shtuar për Orges Shehin.
Skuka ka bërë një postim në rrjetet sociale ku i shpreh ‘dashurinë’ klubit. Një foto ku sulmuesi puth stemën e klubit pas një goli të shënuar në derbi ndaj Tiranës, ndërsa e ka shoqëruar me dy zemra të kuqe.
[caption id="attachment_729696" align="alignnone" width="396"] Postimi i Xhuliano Skukes[/caption]