Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

U pyet për vendimin e CAS-it, shpërthen Rudi Vata : Skëndërbeu është një viktimë e sistemit që e ndërtoi vetë

Shkruar nga NEWSPORT
U pyet për vendimin e CAS-it, shpërthen Rudi Vata :

I njohur  për reagimet  e tij,  Rudi Vata, ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të futbollit ka folur në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga Shkodra për emisionin "Rubrika Sportive" në RTSH në lidhje konfirmimin e dënimit të Skëndërbeut CAS-i. 

Shkodrani tha ndër të tjera se kjo situatë është e turpshme dhe se korçarët janë viktimë e sistemit që kanë krijuar vetë. Ai tha se Eduard Dervishi është një figurë që nuk është i përlyer me aferat korruptive dhe se ne duhet të jemi krenar për të. 

"Futbolli shqiptar në Shqipëri është i korruptuar në çdo qelizë. Gjithë institucionet janë të korruptuar. E kanë korruptuar aq sa munden. Skënderbeu është viktimë e sistemit që ndërtoi vetë. Ata njerëz që ndërtuar Skënderbeun e ndërtuan me qëllimin që janë të paprekshëm dhe të pakapshëm. Futbolli në qoftë se e dhunon, të dhunon dhe të dënon.

Gjithsecili merr atë që meriton. Takaj foli si politikan, për t'i mbushur mendjen popullit. Është një kohë reflektimi për të marrë përgjegjësitë dhe për të ndërtuar një model tjetër më të shndritshëm. Është bukur të fitosh lekët me sakrificë si Ronaldo si Messi. Këto janë shembujt.

Dervishi është një figurë që nuk është i përlyer në aferat korruptive. Duhet të jemi krenar për Dervishin. Mua më vjen turp për dënimin e Skënderbeut. Këta njerëz janë mësuar mos jenë kërkush në jetë dhe në futboll. Ka qenë një futboll normal. Në situata normale, këta njerëz nuk do i linin as në stadium.

Flasim për persona që na tregojnë historinë e Nastradinit. Tregojnë historia sikur njerëzit nuk kuptojnë. S'ka shqiptar që nuk e di çfarë ndodh në Shqipëri, me futbollin, me shitjet. Unë Skënderbeun nuk e urrej. Është emri i heroit tonë. Unë urrej mënyrën si mundohen të mbulojnë gjërat dhe shiten si njerëz të pastër. Është marrë një vendim që nuk ka ekzistuar më përpara.

As ministria as kryeministri nuk çohet të reagojë, që është një turp. Unë si pjesë e futbollit, që e ndjej dhe më dhemb, është e dhimbshme e turpshme. Turp të kenë këta njerëz. Nuk mundesh të tradhtosh futbollin ta blesh dhe ta shesësh siç do t'i. Nuk të bien kot në qafë.

Kanë dalë në konkluzione specialistë. Vjen një ditë që laku ngushtohet dhe ja ku merr. Për futbollin shqiptar është një lajm i mirë. I bën njerëzit të kuptojnë, që të ndërtojnë plane, të punojnë shumë dhe të ndërtojnë futboll të ndershëm. Kështu duhet të jetë" tha ish- kapiteni i Kombëtares kuqezi.

Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga