Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U prezantua ditën e sotme tek Interi, Tajon Buchanan: Është një arritje e madhe, koha për t’u treguar tifozëve se ç'mund të bëj

Shkruar nga NEWSPORT
U prezantua ditën e sotme tek Interi, Tajon Buchanan: Është

Tajon Buchanan është lojtari më i ri i Interit. Kanadezi u prezantua sot në ambientet e klubit zikaltër. Buchanan vendosi t’i jepte fund aventurës me Club Brugge në Belgjikë për t’u bashkuar me Interin.

Interi pagoi 7 milionë euro tek belgët për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit. Teksa është vetë lojtari që pas prezantimit ka folur për mediet e klubit italian. Anësori i djathtë shprehet shumë i lumtur që është kanadezi i parë që luan në Serie A, teksa thur elozhe për tifozërinë e Interit.

“Jam vërtet krenar që jam kanadezi i parë që luaj në kampionatin italian. Është një arritje e madhe që më bën shumë krenar. E di se çfarë më pret, ndaj duhet të mësoj nga stafi dhe shokët e mi për të qenë gati.

Sinqerisht nuk di se çfarë të pres, sepse kurrë nuk kam pasur një përvojë si kjo në tërë jetën time. Duke parë ndeshjet në TV kam kuptuar se mbështetja këtu është e jashtëzakonshme, me tifozë të jashtëzakonshëm që mbushin stadiumin për çdo ndeshje. Është koha për t’u treguar atyre se çfarë mund të bëj, për të ndihmuar ekipin sa më shumë që të jetë e mundur”, është shprehur Buchanan.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga