Kombëtarja e Shqipërisë zhgënjeu në takimin e sotëm të luajtur përballë Izraelit. Kuqeznjtë u mposhtën me rezultatin 1-2 në “Air Albania”, duke humbur mundësinë e artë për të marrë kreun e grupit 2 në Ligën B.
Të parët kaluan në avantazh djemtë kuqezi, nga penalltia me autor Brojën në fundin e pjesës së parë. Pjesa e dytë foli vetëm për Izraelin, e cila përmbysi gjithçka në 1-2.
Hysaj, çfarë ndodhi?
Ishim te pozicionuar keq prandaj pësuam gol. Duhet ta marrim si mësim sepse deri në fund nuk i dihet kush fiton në këtë grup. Ishim duke luajtur mirë, po na jepnin dorë të madhe tifozët. Po mundohemi, por kështu ndryshojnë gjërat.
Pësuam dhe në Islandë njësoj. Duhet të jemi më të përqëndruar në pjesën e dytë sepse na ndodh. E dinim që është skuadër që luan në kundërsulm.