Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare U21, Leonard Maloku nuk është i prekur nga Coronavirusi. Media të ndryshme raportuan se lojtari i San Roque Lepe në Spanjë reultoi pozitiv me Covid-19, por fatmirësisht për ish-lojtarin e Pescaras nuk rezulton diçka e tillë.
Ka qenë një postim në "Facebook" që ka trazuar ujërat, teksa Maloku sqaron se ai profil i është vjedhur disa kohë më parë dhe nuk e kupton si mund të bëjnë shaka për raste kaq të rënda. Lajmin e ka përgënjeshtruar vetë lojtari, që nëpërmjet profilit zyrtar në "Instagram" ka shkruar: Më kanë vjedhur profilin në Facebook shumë kohë më parë, ju lutem bëjini report derisa të mbyllet. Më duhet të theksoj se nuk jam prekur nga coronavirusi dhe jam lodhur nga këta njerëz që kanë kurajon të tallen për gjëra kaq të rënda.

