
Gjatë këtyre ditëve në merkato, është përfolur një rikthim te Skënderbeu, i Eskerdinjës. Por, një gjë e tillë nuk ka nodhur pasi është huazuar në Meksikë. Mesfushori luan për ekipin e Ferroviarios që disponon kartonin e tij.
Ky ekip ka zgjedhur që lojtarin ta huazojë në Ligën e Dytë të vendit, tek ekipi i Alebrijes de Oaxaca. Një rikthim pritej në verë, por duket se as në merkaton e janarit nuk është i mundshëm. Eskerdinja është aktivizuar tek korçarët në sezonin 2015-2016 dhe ka luajtur plot 31 ndeshje në kampionat dhe 11 ndeshje në kupat e Europës, ku madje ka shënuar ndaj Dinamos së Zagrebit.
Poll