Ymer Pampuri dhe Robert Boroven janë ndarë nga jeta. I pari kampion në peshëngritje i dyti në volejboll. Gazetari i njohur Adriatik Dosti nuk e ka përjetuar mirë heshtjen me të cilën janë përcjellë në banesën e fundit të dy ikonat e sportit shqiptar. Ai ka denoncuar shtetin shqiptar që për asnjë moment nuk i kushtoi në shenjë respekti vëmëndje dy sportistëve.
Ne respekt te dy kampioneve te medhenj…
“Ne harkun kohor te nje jave vdekja e pa meshireshme ka rrembyer dy kampione te medhenj te historise se sportit kombetar shqiptar dy ikona te tij, e dy njerez te mrekullueshemm, te thjeshte po aq sa edhe te medhenj.
Robert Boroven, kapitenin legjendar te Partizanit e te Ekipit tone Kombetar, bashkelojtarin e Mjeshtrave te pa aritshem te volejbollit shqiptar te para viteve 90, Asllan Rusi, Kico Lena, Enis Terihati, Ylli Tomorri, Dashamir Fagu etj etj, si dhje nje nder trajneret e sukseshem te ketij sporti tek ekipi i tij i zemres e me pas ne Durres e Shijak.
Nje volejbollist vertet klasi, nje sportist model e nje qytetar e mik te cilin kishe privilegj ta kishe te njohur. Kampion e fitues i disa titujve e kupave te Shqiperise si dhe i pa diskutueshem ne 6- teshen baze te Ekipit Kombetar ne shume ndeshje e turne nderkombetare. Te pa harruara sidomos mbeten ndeshjet e tija kunder turqve te IETT se Stambollit dhe italianeve te Ruinit, ne Kupat e Europes.
Ymer Pampuri, i vetmi Kampion Olimpik i Shqiperise. Ai qe me 1972 ne Mynih, ne nje stil krejtesisht te vecante, ne shifrat 127.5 kg do te shpallej Olimpisti yne i pare, e do te nderonte si rralle kush sportin e Shqiperise se vogele te lene ne harrese prej gjithkujt.
Sportist e peshengrites i permasave boterore. Fitues i shume titujve kampione, kupave e medaljeve per vite me radhe, ne dhjetera e dhjetera gara ku garoi permes nje pastertie shembellore sportive, duke bere sport – bio, te ndershem, korrekt e dinjitoz.
Sportist e peshengrites model i ekipit te tij te zemres SK Tirones si dhe nje nder pikat me te forta te ekipit tone Kombetar ne kete sport.
Fatkeqesisht per Turp te ketij shteti, te djeshmit e te sotmit, keto dy ikona te sportit shqiptar u lane krejtesisht ne hije e ne harrerse te plote, deri ne diten kur mbyllen syte e jam i sigurte se jane larguar nga kjo bote permes nje zhgenjimi te madh, qe talenti e kontributi i tyre i jashtezakonshem qe i dhane per vite me radhe Atdheut te tyre, kurre nuk u vleresua e kurre nuk u respektua ashtu sic e meritonte”.
Gjithesesi sportdashesit shqiptare nuk mundet dot ti harrojne e as ti anashkalojne kesisoj Boroven e Pampurin, qe u falen atyre aq shume emocione e kenaqesi, ne ato vite te veshtira”.
Ndaj mirenjohje perjete Kampione te Medhenj te vendit tim.
Respekte pa fund sepse i meritoni…
Lamtumire … ju qofte dheu i lehte e u prehshi ne Paqe