Nesër(të shtunën) më 14 maj ora 19:00 do mbahet në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” Memoriali i Boksit “Skënder Kurti”. Ky aktivitet do zhvillohet në nder të paharruarit Skënder Kurtit, që u nda nga jeta prillin e vitit 2020 për shkak të Covid19.
Ish- trajneri i Tiranës dhe Kombëtares shqiptare kontribuoi për vite të tëra në boksin shqiptar duke qenë ndër më të shquarit. Aktiviteti është iniciuar nga djali i tij, Renato Kurti, që po ecën në hapat e legjendës bardheblu. Në të do marrin pjesë boksierë të ndryshëm profesionistë.

Poll