Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U mposhtën nga Empoli, DI MARIA shpërthen ndaj tifozit: Unë jam deri në fund, jo si ti

Shkruar nga NEWSPORT

Pas vendimit nga Gjykata e Apelit për heqjen e 10-të pikëve dhe humbjes 4-1 ndaj Empolit, tifozët e Juventusit nuk e kanë pritur mirë duke sulmuar lojtarët në rrejtet sociale. Këtë herë preh e sulmeve ka qenë Angel Di Maria i cili këtë vit ka nisur vetëm 1 ndeshje si titullar nga 24 që ka marrë pjesë.

Një tifoz komentoi në një postim të Angel Di Maria në Instagram ku ai shprehej i revultuar duke i kërkuar lojtarit të largohet nga Torino bashkë me futbollistët e tjerë duke i quajtur ato mercenarë.

“Larg Torinos. Ti Paredes dhe të gjithë mercenarët që nuk e dinë se çfarë do të thotë të kesh fanellën e Juventusit”, ka shkruar tifozi.

Ajo që bie në sy është se nuk ka munguar as replika nga ana e futbollistit. "Ti je ai që nuk e meriton të kesh fanellën e Juventusit. Sepse skuadra dhe lojtarët në pankinë janë 100% me Juventusin deri në fund. Kjo që po bën është të tregosh se je me Juventus vetëm në të mirë dhe jo në të keq. Të dërgoj një përshëndetje të madhe. Unë deri në fund. Jo si ti", ka shkruar argjentinasi.

[caption id="attachment_693900" align="alignnone" width="259"] Komenti i Di Marias[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga