
Filip Gligorov zyrtarisht u largua dje nga Partizani. Mbrojtësi i djathtë tanimë është lojtar i lirë, ndërsa duket se Kukësi është pranë futbollistit. Trajneri Diego Longo ka dashur të përforcojë ekipin, duke i kërkuar drejtuesve lojtarin.
Maqedonasi është i lirë dhe mund të firmosë kontratë kudo, teksa duket se do jetë pjesë e verilindorëve. Palët kanë nisur negociatat dhe gjithçka mund të zyrtarizohet në orët në vijim. Gligorov luan në të dy krahët e mbrojtjes.
All - Paragraf - 3
Gjatë këtij sezoni me Partizanin, 28 vjeçari ka zhvilluar 10 takime në Kupë dhe kampionat, duke marrë 399 minuta në Superligë.
Poll