Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

U largua nga fusha gjatë ndeshjes së fundit në kampionat, Prishtina zbulon dëmtimin e Sabjen Lilajt

Shkruar nga NEWSPORT
U largua nga fusha gjatë ndeshjes së fundit në kampionat,

Prishtina ka marrë një lajm negativ ditën e sotme. Klubi kosovar në faqen zyrtare ka bërë me dije se Sabjen Lilaj do të qendrojë jashtë fushave për rreth dy javë për shkak të një dëmtimi muskulor.

Lilaj u dëmtua ndeshjen e fundit në fitore 4-0 që Prishtina mori ndaj Besës dhe zëvendësua në minutën e 37-të. Ditën e sotme lojtari ka bërë një kontroll më të detajuar dhe është konstatuar zgjatja e muskulit.

Një dëmtim I tillë do ta lëri mesfushorin jashtë fushave për të paktën dy javë dhe kjo është një "humbje" e madhe pasi Lilaj është ndër lojtarët kryesor të skuadrës. Kujtojmë që 31-vjeçari u transferua gjatë merkatos së verës te Prishtina.

Postimi i Prishtinës:

Sabien Lilaj mungon dy javë

Mesfushori ka zgjatur muskulin

Prishtinë, 19 tetor 2020 - Prishtina të shtunën ka mposhtur Besën 4:0, ndeshje kjo në të cilën mesfushori, Sabien Lilaj ka pësuar lëndim në minutën e 37-të me çka u zëvendësua me Qendrim Zybën.

Pas kontrollit të detajuar mjekësor në spitalin "Royal Medical" nga ortopedi specialist, Qerim Kida, është konstatuar zgjatja e muskulit, duke bërë që mesfushori ynë të jetë jashtë fushës për dy javët e ardhshme.

Shpresojmë dhe urojmë futbollistin tonë në shërim sa më të shpejtë.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga