
Eni Imami ditën e djeshme njoftoi largimin nga Flamurtari, teksa tashmë ëshë një lojtar i lirë dhe në pritje të ofertave. Imami u afrua në klub këtë verë pas aventurës me Dinamon dhe 31-vjeçari luajti 13 ndeshje duke shënuar 1 gol në këtë gjysmësezoni.
Ish-i i Dinamos ka një eksperiencë të gjatë në kampionatin shqiptarë, për të cilin tashmë nisin edhe ofertat e para. Sipas “Futbollit në Shqipëri” bëhet me dije se në “gjurmët” e tij është vënë një tjetër klub i Kategorisë së Parë.
Lexo edhe: Vjen një ‘BIG’ dhe largohet një tjetër, titullari i Flamurtarit njofton largimin nga vlonjatët
Bëhet fjalë për Vorën, skuadër që kërkon ngjitjen në Superiore për sezonin e ardhshëm. Eksperienca e Imamin do të ndihmonte ekipin e drejtuar nga Klodian Arbëri për të arritur objektivin.