Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

U largua nga BARCELONA, mesazhi elegant i Leo MESSIT: Të gjithë po jetoni në botën time

Shkruar nga NEWSPORT

Largimi i Leo Messit nga Barcelona padyshim që ishte lajmi i ditës së djeshme. Ylli argjentinas zgjodhi të largohej nga katalanasit për shkak të mungesës së një akordi me drejtuesit e klubit. Reagimet kanë qenë të shumta, veçanërisht nga tifozët të cilët nuk arrijnë ta "kapërdijnë" këtë humbje të madhe të ekipit të tyre.

"Pleshti" ka bërë një postim në rrjetin social "Twitter", më saktë me elegancë sikurse në fushë me top, ka zgjedhur të ripostojë një foto të faqes së njohur "433", ndërsa shkruan në diçiturë: "Kjo është vërtetë bota e Mesit dhe ne të gjithë po jetojmë në botën e tij". Duket si një lloj arrogance nga 34-vjeçari, megjithatë mënyra se si ka zgjedhur ta japë mesazhin, është sërish për t'u duartrokitur.

Leo Messi largohet pas 17-vitesh nga klubi i Barcelonës. Ishin katalanasit ata që i dhanë gjithçka argjentinasit, por edhe ai ia shpërbleu duke thyer çdo rekord botëror. Tashmë interesi është i madh për të mësuar të ardhmen e tij, ku aludimet janë të shumta.

Postimi i Leo Messit
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga