
Pas incidentit të katër ditëve më parë që ka ndodhur në sfidën e Superligës Vllaznia - Tirana, shumë gjëra kanë ndryshuar.
Komiteti Drejtues i Federatës Shqiptare të Basketbollit, i drejtuar nga presidenti Avni Ponari dhe tre anëtarët e saj Vasil Shaka, Juel Jarani dhe Edmond Biçoku, kanë anuluar vendimet që u dhanë vetëm pa ditë më parë nga Komisioni i Disiplinës.
Vendimi marrë nga Komisioni i Disiplinës me dënimin me 6 muaj pezullim për përplasjen fizike mes trajnerit të Vllaznisë, Bledar Gjeçaj dhe basketbollistit të Tiranës, Erkand Keraj.
Dje është bërë i ditur vendimi, ku trajnerit Gjeçaj i është ulur pezullimi me 3 muaj, ndërkohë që në fuqi ka hyrë një gjobë 70 mijë lekë. Komisioni i Disiplinës ka vendosur që trajneri mund të rikthehet në krye të skuadrës, kundrejt një pagese prej 1000 mijë lekësh në muaj për tre muaj e mbetur.
Vendimi për basketbollistin e Tiranës, Keraj është vendosur masa e shlyerjes së gjobës prej 50 mijë lekë, duke hequr pezullimin e marrë pak ditë më parë prej 6 muajsh. Ndërkohë që basketbollisti do të aktivizohet nesër në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Ndërkohë që një tjetër vendim është marrë dhe për basketbollistët Gjon Ndoja, Gerti Shima, Manuel Xhonson dhe Dod Lekndreaj, të cilët janë të detyruar të paguajnë një gjobë prej 30 mijë lekësh dhe dënimet përkatëse me teknikë dhe teknikë përjashtimi. Ndërkohë që basketbollistit Ndoja, i hiqet dënimi me pezullim për 3 ndeshje.
Këto vendime kanë ardhur pas takimit të luajtur në Shkodër, ku ka pasur një përplasje mes trajnerit Gjeçaj dhe Karajt të Tiranës. Të dy klubet vunë në dispozicion videot respektive, ku shiheshin qartë skenat e dhunës. Takim u ndërpre për rreth 15 minuta për shkak të kaosit të krijuar në parket.