Carlo Ancelotti përjashton mundësinë e një revolucioni te Bayern Munchen në sezonin e ardhshëm.
"Skuadra ka treguar formë të mirë gjatë këtij sezoni dhe do të jetë e tillë edhe vitin e ardhshëm. Në fund të këtij edicioni futbollistik do të diskutojmë me drejtuesit për blerjet e reja. Por, nuk do të ketë revolucion.
Lewandowski është një futbollist që nuk duhet të mungojë shpesh, sepse është i rëndësishëm për ne. Muller e ka zëvendësuar shumë mirë sa herë që është detyruar të luajë në vend të polakut.
Bayern Munchen u eliminua nga çerekfinalet e Champions League pas humbjeve kundër Real Madrid, edhe pse në sfidën e kthimit në "Santiago Bernabeu", bavarezët u bënë 'pre' e disa gabimeve të gjyqtarit hungarez, Viktor Kassai, i cili ndër të tjera lejoi dy gola në pozicion jashtë loje për ekipin spanjoll", u shpreh trajneri i Bayern Munchen në konferencën e sotme për shtyp para sfidës së kampionatit kundër Mainz 05 që do të luhet nesër në orën 15:30.
