Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah ka qenë kryefjala e shumë polemikave dhe diskutimeve. Kjo lidhur dhe me deklaratat e tij kundër trajnerit Arne Slot. “Fryma” nuk ka qenë aq e qetë, pasi ai nuk u grumbullua dje në ndeshjen kundër Interit. “Zhurma” e madhe, e cila ngriti spekulimet e mudshme të largimit të sulmuesit nga skuadra, ka ndezur edhe interesin e klubeve të tjera për 33-vjeçarin.
Këtë e ka bërë të ditur edhe gazetari Fabrizio Romano me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Instagram”. Sipas këtij të fundit, Liga Profesionale Saudite i ka hapur derën Mohamed Salah. Gjithmonë, nëse ky i fundit e konsideron si mundësi dhe nëse gjithçka arrihet me anë të marrëveshjes.
"Drejtori ekzekutiv i Ligës Profesionale Saudite konfirmon se Mo Salah është i mirëpritur në Ligën Saudite, por janë klubet ato që janë përgjegjëse për negociatat me të gjithë lojtarët'', thotë drejtori ekzekutiv Omar Mugharbel në WFS“, ka shkruar në postim, gazetari.
View this post on Instagram
