Portieri portugez, Rui Patricio po i jep fund një karriere të pasur pas debutimeve në skuadra si Sporting, Roma dhe Wolves. Largimi i 37-vjeçarit u njoftua zyrtarisht nga Federata Portuguze e Futbollit.
Sipas medias “Corriere dello sport”, kombëtarja portugeze e vlerëson maksimalisht të gjithë karrierën “unike" të Rui Patricio-s, të karakterizuar nga arritje historike dhe tituj e kupa të shumta.
“Rui Patricio ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 37-vjeçare, pas muajsh pa klub që kur luajti për Al Ain në Kupën e Botës për klube verën e kaluar”, është shkruar në deklaratë.
Në arritjet e tij, protieri Patricio numëron fitore në Kampionatin Europian dhe një Ligë të Kombeve me Portugalinë respektivisht në 2016 dhe 2019-të. Ai gjithashtu fitoi një Ligë të Konferencës me Romën, ndërsa me Sporting, dy Superkupa, dy Kupa Portugeze dhe një Kupë të Ligës.
Rikujtojmë se fitorja kur luante për Romën, në Conference League të vitit 2022, ndodhi në ndeshjen e cila u zhvillua në “Air Albania”.
