Futbolli në Finlandë rrallë lidhet me skena të rënda dhune, por një ngjarje e kësaj jave ka tërhequr vëmendje të madhe online. Episodi lidhet me rënien nga kategoria të FC Haka, klub i cili ka fituar 9 tituj kampionë dhe histori europiane.
Pas një sezoni shumë të dobët me vetëm 17 pikë, disa ultras të skuadrës kanë reaguar në mënyrë "huligani". Ata i vunë flakën stadiumit “Tehtaan Kenttä”, ndërsa zjarri u përhap shpejt dhe dëmtoi rëndë impiantin.
Zjarrfikësit patën vështirësi në kontrollimin e flakëve, por policia arriti të identifikojë shpejt autorët.
Një 15-vjeçar u arrestua dhe pranoi fajësinë, duke përmendur edhe dy bashkëmoshatarë, ndërsa stadiumi i ndërtuar në vitin 1934 me 3500 vende u shkatërrua pothuajse plotësisht.

