Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Pjesë e Brazilit që u turpërua 1-7 nga Gjermania, 34-vjeçari “pensionohet” nga futbolli

Shkruar nga NEWSPORT
Pjesë e Brazilit që u turpërua 1-7 nga Gjermania,
Fantazisti, Oscar dos Santos Emboaba Junior

Fantazisti Oscar Junior i cili luan për Sao Paulon, ka marrë vendimin e jetës sa i takon karrierës së tij futbollistike. Duke varur këpucët në gozhdë para kohe, por kjo e gjitha për shkak të problemeve serioze kardiake.

Në fakt sulmuesi ka një kontratë e cila i skadon në 31 dhjetor të vitit, 2027. Por pavarësisht kësaj të dyja palët vendosën që ta ndërpresin rrugëtimin e përbashkët.

Ky vendim vjen pasi fillimisht Oskar humbi ndjenjat në nëntor. Fantazisti ka luajtur me Brazilin edhe në Botëror, rikujtojmë këtu përballjen me Gjermaninë në 2014 ku skuadra e tij u turpurua me rezultatin 1-7.   

Megjithatë në një “panoramë” më të gjerë në Botërorë me përfaqësuesen e tij, sulmuesi numëronte 12 gola dhe ka bërë një paraqitje mjaft të mirë.

Poll

Lexo gjithashtu