Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Kërkon përfshirjen te Spanja për Botërorin e 2026, ish-kapiteni i Real Madrid lidhet me transferimin e bujshëm në Manchester

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkon përfshirjen te Spanja për Botërorin e 2026,
Sergio Ramos kampion Bote me Spanjën në 2010

Qendërmbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos vijon të jetë një figurë kyçe dhe shumë i kërkuar sa i takon futbollit evropian. 39-vjeçari i cili luan për Monterrey, po shikon mundësitë e lëvizjes nga ekipi, pasi edhe kontrata e tij do të skadojë në fund të muajit.

Në një kohë kur zërat për një rinovim kontrate nuk janë “ndjerë” shumë, klube të tjera të njohura i janë ofruar për ta marrë afër vetes, qendërmbrojtësin Ramos.

Sipas medias "Coughtofside", një nga opsionet më të mundshme është klubi i Manchester United, i cili është gati të plotësojë të gjitha kriteret financiare për të.

Rikujtojmë se 39-vjeçari, Sergio Ramos u bë pjesë e klubit meksikan në 6 shkurt të vitit 2025. Qëllimi i ish-kapitenit të Real Madrid është prezenta në elitën e futbollit europian, me qëllim festa nga kombëtarja spanjolle për Kupën e Botës 2026.   

Poll

Lexo gjithashtu