Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

U dënua përjetë se dhunoi arbitrin, Disiplina fal futbollistin veteran

Shkruar nga NEWSPORT
U dënua përjetë se dhunoi arbitrin, Disiplina fal futbollistin

Komisioni i Disiplinës ka falur futbollistin Andi Bakiasi, duke i hequr dënimin e pezullimit përjetë nga futbolli. Sezonin e shkuar, 32 vjeçari lushnjar sëbashku me lojtarë të tjerë të Shkumbinit dhunuan kryesorin e takimit (Sokol Bebja) në duelin kundër Dinamos. (LEXO - VIDEO)

Lojtari është falur nga Disiplina, teksa për të do të ketë një periudhë prove 1 vjeçare. Nëse sjellja përsëritet atëherë dënimi do jetë më I rëndë. Kujtojmë se për këtë epison në stadiumin e Peqinit, Shkumbini u rrëzua një kategori më poshtë, duke nisur gjithcka nga e Dyta.

Vendimi i Disiplinës:

16. Pranimin e kërkesës së lojtarit Andi Bakiasi, duke pezulluar zbatimin e dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 12 (dymbëdhjetë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga