Komisioni i Disiplinës u mblodh ditën e djeshme për të dhënë verdiktet e javës së kaluar në futbollin shqiptar. Edhe këtë herë nuk shpëtuan nga dënimet disa lojtarë e një prej tyre ishte edhe kapiteni i Turbinës, Dorjan Bajrami.
Lojtari i skuadrës së Kategorisë së Parë u dënua me 6 ndeshje pezullim nga Disiplina për shkak se kishte pështyrë kundështarin e tij në sfidën ndaj Besës. Lidhur me këtë dënim ka reaguar edhe vetë lojtari ,që me një postim në rrjetet sociale është shprehur mjaft ashpër ndaj gjyqtarit të ndeshjes që e nxori me karton të kuq e madje ka qenë ai shkaktari që Bajrami është dënuar me 6 ndeshje pezullim nga Disiplina.
Nëse unë e kam bërë xhest anti sportive, hallall më qoftë dënimi që me keni vendosur. Një frikacak, një i pa besë, një ordiner që mashtron sy për sy. Më ndëshkon fillimisht me karton të kuq e më pas më dënon me 6 ndeshje pezullim. Harram buka që ha, mos e bëfshi pikën e hajrit e ju vraftë i madhi zot të gjithëve ju që u bëtë shkaktar për dënimin tim", shkruan Bajrami në postimin e tij.
