Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U dënua me -15 pikë, reagon JUVENTUSI: Padrejtësi, nuk jemi të vetmit

Shkruar nga NEWSPORT
U dënua me -15 pikë, reagon JUVENTUSI: Padrejtësi, nuk jemi
Juventusi është dënuar nga Komisioni i Apelit afër Federatës Italiane të Futbollit me -15 pikë për shkak të investigimeve për çështjen e plusvalencave për të përmirësuar bilancet financiare. Ndërkohë, pas dënimit nëpërmjet një komunikate reagoi edhe klubi i Juventus që e konsideron padrejtësi dënimin e tyre, pasi theksojnë se nuk janë klubi i vetëm në Itali që kanë bërë të tilla manovra dhe në të tilla kushte ndihen të pabarabartë përballë kundërshtarëve të tyre.  “Pranimi i ankesës nga ana e Gjykatës Federale të Apelit na duket se përbën një trajtim të pabarabartë në dëm të Juventus dhe drejtuesve krahasuar me klubet e tjera. Presim të lexojmë me kujdes arsyet e paraqitjes së ankesës para Kolegjit të Garancisë së Sporteve. Besojmë se kjo është një padrejtësi e qartë edhe ndaj miliona tifozëve, që besojmë se së shpejti do të korrigjohet në shkallën tjetër të gjykimit”, mbyllej deklarata e Juventus.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga