
Rafael Leao u dëmtua në sfidën me Lazio, me portugezin qq u detyrua të linte fushën e lojës pas 11 minutash. Kjo ka shqetësuar të gjithë te kuqezinjtë, pasi vjen vetëm pak ditë para derbit me Interin në Champions League.
Ka qenë pikërisht trajneri, Stefano Pioli, i cili pas ndeshjes ka folur edhe për gjendjen e Leaos, ndërsa ka theksuar se ka një lodhje, por gjithësesi do të presin vizitat mjekësore për të mësuar më shumë për dëmtimin e tij.
“Më tha se u ndal në kohë, nuk duket një gjë e rëndë. Sigurisht që Leao është një lojtar thelbësor, por ne mund të bëjmë shumë mirë edhe pa të. Rafaeli ishte i qetë, ai kishte lodhje, por ne do të kuptojmë diçka në ditët në vijim. Nuk duhet të jetë një gjë serioze, por presim vizitat mjekësore për të kuptuar më shumë për shqetësimin e tij", ka deklaruar Pioli.