Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

U dëmtua me Kosovën, Mallorca zbulon sa do të mungojë Vedat Muriqi

Shkruar nga NEWSPORT
U dëmtua me Kosovën, Mallorca zbulon sa do të mungojë Vedat

Vedat Muriqi u dëmtua në ndeshjen që Kosova zhvilloi me Izraelin, duke u detyruar kështu të lërë grumbullimin me “Dardanët”. Për dëmtimin e sulmuesit ka ardhur konfirmimi edhe nga Mallorca.

Ka qenë drejtori sportiv i skuadrës spanjolle, Pablo Ortells që ka zbuluar edhe kohën e rikuperimit të lojtarit. Muriqi do të mungojë 4 deri në 6 javë. Një mungesë e rëndësishme për “Dardanët” për dy sfidat kualifikuese dhe për Mallorcan që në kampionat duhet të bëjë llogaritë pa shërbimet e tij.

“Vedati ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e luajtur të dielën me kombëtaren e tij. Ai ka një lëndim të vogël në këmbën e majtë.

Tani është koha për të shikuar gjendjen, të rikuperohet mirë dhe sa më shpejt. Nuk është serioze por në fillim informacionet që morëm nga aty na tregonin për gjurin, kyçin e këmbës…për shumë gjëra.

Është konfirmuar se është një lëndim i muskujve që do ta mbajë atë jashtë nga katër deri në gjashtë javë. Ne jemi gjithmonë shumë të kujdesshëm për të qenë në gjendje të themi ose të japim informacion për një periudhë rikuperimi sepse disa shkojnë më shpejt dhe të tjerët marrin edhe pak më gjatë.

Por, shpresojmë që ai të shërohet mirë dhe sa më shpejt”, ka përfunduar drejtori i Mallorcas.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga