Laçi vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Dinamos, takim ky që do luhet nesër. Trajneri Vukiçeviç po mendon që ndaj kryeqytetasve të debutojë një lojtar. Bëhet fjalë për Viktor Velkovski, mbrojtësi 25 vjeçar nga Maqedonia e Veriut. Ai u afrua në merkaton që lamë pas dhe pas adaptimit me ekipin, radhën e ka debutimi. Nuk përjashtohet mundësia që lojtari ta nisë nga minuta e parë, por edhe nëse diçka e tillë nuk ndodh, me shumë mundësi do aktivizohet gjatë ndeshjes.
Laçi kërkon të hedhë pas shpine humbjen ndaj Vllaznisë, në javën e parë të kampionatit. Synimet për këtë sezon janë të mëdha, duke parë edhe cilësitë që ka ekipi.

Poll