Arturo Vidal ishte një nga afrimet e bujshme të Interit në fillim të sezonit. Mesfushori kilian shihej si një goditje e madhe për mesfushën, por deri më tani ka zhgënjyer me paraqitjet e tij, ndërsa për shumë kohë ka qenë edhe i dëmtuar.
Mediat italiane bëjnë me dije se Vidal mund të largohet nga Interi në fund të sezonit. Marseille në Francë interesohet seriozisht për të marrë shërbimet e mesfushorit.
Trajneri Sampaoli e njeh mjaft mirë lojtarin pasi e ka stërvitur te Kombëtarja e Kilit e për këtë arsye e dëshiron ta ketë në skuadër për vitin e ardhshëm. Interi është gati të heq dorë nga lojtari duke parë rrogën e lartë që merr dhe është jashtë formës së tij.