Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Tym i bardhë në Vlorë", Idrizi takim me kryebashkiakun Leli (KËRKESAT)

Shkruar nga NEWSPORT
"Tym i bardhë në Vlorë", Idrizi takim me kryebashkiakun

Flamurtari ka rënë edhe matematikisht nga Kategoria Superiore, ndërsa sezonin e ardhshëm do të luaj një kategori më poshtë. Vlonjatët janë hasur me një sërë pengesash këtë sezon, ndërsa borxhet që klubi ka pasur më herët, kanë ndikuar në largimin e shumë lojtarëve. Në këto kushte, kryebashkiaku Dritan Leli ka takuar administratorin Sinan Idrizi, për të vendosur pikat mbi "i".

Administratori I ka kërkuar qytetarit të parë të Vlorës që të shohë mundësinë e zhbllokimit të llogarive bankare të klubit, nga borxhet e akumuluara më herët ndaj palëve të treat. Pagesat e qirave të lojtarëve kanë qenë një tjetër temë diskutimi, ndërsa nga ana e kryebashkiakut është treguar vullnet për zgjidhjen e gjërave. Duket se pas shumë peripecish, në Vlorë ka "tym të bardhë", çka mund ta mbajë Idrizin në krye të klubit, edhe pas përfundimit të kontratës në 31 korrik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga