Televizioni Publik Shqiptar ka vendosur që të transmetojë çdo lloj aktiviteti sportiv në vend, ndërsa gjatë javës jep pa pagesë një ndeshje të Kategorisë Superiore dhe tre të Kategorisë së Parë. Duke qenë se është bërë publike sfida e Superiores, ajo mes Partizanit dhe Skënderbeut, një tjetër sfidë do të shfaqet falas për publikun të hënën.
Super-ndeshja e Kategorisë së Parë, ajo mes Lushnjës dhe Bylisit, dy skuadra që pretendojnë Superioren, do të transmetohet të hënën në orën 14:00 në TVSH. Ajo do të jetë pa pagesë për publikun që është i interesuar të shohë këtë sfidë.
Poll
