
Do braktisim skaudrën nëse nuk fitojnë ndeshjen e rradhës. Këto fjalë u dëgjuan sot në San Siro sapo përfundoj ndeshja Milan-Sampdoria, nga tifozët e ''djallit''. Curva Sud e ka mbështetur ekipin edhe në momentet më të vështira por duket se jo më. Kupa është duke u mbushur dhe Milani nuk po përmirësohet. Vetëm një pikë kundër Sampdoria dhe me dëshirën e vogël për fitore, tifozët duket se nuk kanë zgjidhje tjetër. Kjo do të thotë se ata nuk do jenë më në stadium deri në fund të sezonit, pra nëse nuk fitohet ndaj Cagliarit.
Shansi i fundit për të përmirësuar marrëdhënien me tifozët është ndeshja e rradhës kundër Caglliarit në transfertë, ku çdo rezultat tjetër përveç fitores do ishte fatal pë rata që mbajnë bluzën historike kuqezi. Ky nuk është një kërcënim nga Curva Sud, por një shprehje e gjatë se tanimë janë lodhur.