Tifozët e Partizanit kanë ironizuar mbështetësit bardheblu pas vendimit të Disiplinës ku dënoheshin disa futbollistë të Tiranës. "Guerrilsat" përmes një postimi në faqen zyrtare shkruajnë se nuk mund të dënohen tifozët vetëm se pse festojnë një barazim. Në kanalet zyrtare të komunikimit shkruhej:
"Nuk dënohen klubet dhe tifozeritë qytetare vetëm pse festojnë barazimin.
Ky është persekutim. Turp !"
Kjo ironi me sa duket ka lidhje me ndeshjen derbi ku Tirana barazoi 1-1 me Partizanin në kuadër të javës së 33-të të Superiores. Pas takimit, festa ishte legjitime për bardheblutë pasi 1 pikë i mbante në vendin e parë dhe të baraslarguar nga të kuqtë.
[caption id="attachment_694230" align="alignnone" width="1290"] Postimi i Ultras Guerrils[/caption]