Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

TURKU i VLLAZNISË me kërkesa të tepruara, kërkon të jetë drejtor nga "shtëpia"

Shkruar nga NEWSPORT
TURKU i VLLAZNISË me kërkesa të tepruara, kërkon të

Engin Firat ishte emri i përzgjedhur nga drejtuesit e Vllaznisë për rolin e drejtorit sportiv të klubit, por mesa duket zyrtarizimi i turkut do të kërkojë dhe pak kohë akoma.

Sipas informacioneve nga klubi shkodran, Firat e ka tepruar disi me kërkesat drejtuar Bashkisë Shkodër, njëkohësht pronar i klubit, duke kërkuar që të mos jetë i pranishëm me kohë të plotë në Shqipëri.

Ish-trajneri i Fenerbahçe dhe disa ekipeve të tjera në Turqi, ka kërkuar gjithashtu dhe një përkthyes personal për të lehtësuar punën e tij, kërkesë që deri diku mund të konsiderohet e logjikshme.

Ndërkohë nuk dihet se si do reagojnë drejtuesit e Vllaznisë lidhur me kërkesën e 48-vjeçarit për të mos jetuar në vazhdimësi në Shkodër por të kryejë detyrat e tij pjesërisht edhe nga Turqia. Nga ana tjetër po ashtu enigmë mbetet paga e tij, me pretendimet financiarë që flitet se janë relativisht të larta nga ana e Firat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga