
Manuel Neuer prej më shumë se 9 muaj është i dëmtuar. Një mungesë e gjatë për gardianin gjerman, cili tashmë duket se është shumë afër rikthimit në fushën e blertë.
Padiksutik ky është një lajm i mirë edhe për trajnerin Thomas Tuchel, i cili në më fund od të ketë gardianin e portës nën urdhrat e tij. Ish-timonieri i Chelsea ka zbuluar për tifozët se kur do të rikthehet në skuadër Neuer.
“Ai ishte shumë afër rikthimit, por pati një problem me pulpin e këmbës tjetër. Ai është ende në rehabilitim, po vrapon. Në fillim ne ishim të kujdesshëm, por pritet që ai të stërvitet me portierët e tjerë duke filluar nga java e ardhshme dhe gjithashtu do të përpiqet të stërvitet me ekipin. Jemi shumë pozitivë, duhet të presim”, ka deklaruar Tuchel.