
Mes Kukësit dhe mesfushorit Milosh Kërkotiç nuk po vendoset paqe. Klubi verilindor pas shumë polemikash ka vendosur ta mbajë mesfushorin deri në fund të sezonit, por me një kusht, t'i përgjysmojnë pagën malazezit
Kjo gjë nuk është pranuar nga Kërkotiç i cili edhe pse ka djegur dy mundësi deri tani, pasi ka luajtur në një tjetër ekip më parë brenda këtij sezoni, mund t'i bashkohet një skuadre, ku kampionati nis në janar.
Menjëherë për malazezin ka ardhur një ofertë konkrete nga Kazakistani, emri i klubit nuk është zbuluar ende, i cili kërkon të transferojë mesfushorin në janar. Nuk dihet se çfarë do ndodhë, nëse Kukësi do ta lërë lojtarin të lirë apo do të gjejnë një rrugë të mesme për të bërë të mundur që Kërkotiç të mbyllë këtë sezon te skuadra verilindore, gjithçka pritet të mësohet ditët në vijim.