Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Triumfon” Longo, Kukësi ndërpret bashkëpunimin me 2 lojtarët “non grata” të italianit

Shkruar nga NEWSPORT

Klubi i Kukësit ka njoftuar së fundmi se është ndërprerë bashkëpunimi me Ardit Hilën dhe Emiljano Mustën. Të dy ishin të padëshiruar nga trajneri Longo, i cili i nxorri jashtë skuadrës dhe së fundmi Kukësi i largoi përfundimisht.

Hila e nisi sezonin si titullar në mesfushë, ndërsa Musta u afrua në janar nga Partizani. Të dy nuk patën marrëdhënie të mira me trajnerin italian, i cili i largoi nga skuadra.

Postimi i Kukësit:
“Njoftim i klubit!
FK Kukësi njofton se futbollistët Ardit Hila dhe Emiljano Musta nuk janë më pjesë e skuadrës sonë!
Klubi ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me dy futbollistët.
Duke i falënderuar për bashkëpunimin, iu urojmë dy futbollistëve suksese në karrierën e tyre futbollistike”, shkruhet në postimin e Kukësit në rrjetet sociale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga