Kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga fundi i sezonit, Erzeni shkarkoi trajnerin Xhevahir Kapllani pas humbjes me Bylisin që vulosi një ecuri të errët të rezultateve negative. Aktualisht ekipin po e drejton zëvëndës-trajneri Alfred Dellialisi në stërvitje dhe ai pritet të jetë edhe nëse në krye të stolit, ku do të kërkojnë rikthimin te fitorja përballë Egnatias.
Klubi shijakas ende nuk ka konfirmuar se kush do të jetë deri në fund të sezonit teksa ditën e djeshme u aludua për turkun Volkan Demirel i cili ishte edhe në stadium. Por, në një prononcim për Newsport.al, drejtori i klubit Ervis Xhafa zbuloi se Demirel kishte ardhur për të vëzhguar lojtarin Adnard Mehmeti.
[caption id="attachment_693108" align="alignnone" width="300"] Voldan Demirel[/caption]
Ditën e sotme në skenë ka dalë emri i trajnerit të njohur, Gentian Stojku, i cili u largua nga Elbasani në mënryë misterioze pak javë më parë. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final nga drejtuesit shijakas.
[caption id="attachment_675209" align="alignnone" width="300"] Gentian Stojku, ish-trajneri Elbasanit[/caption]