Korabi është në kërkim të një sulmuesi pas largimit të Sebino Plakut drejt Skënderbeut.
Sidrit Guri është objektivi i drejtuesve të klubit dibran. Newsport.al mëson se bisedimet mes palëve tashmë kanë nisur, ndonëse sulmuesi shkodran sot është nisur me Kukësin drejt Antalias për të zhvilluar fazën përgatitore.
Nga sa mësohet, Guri ka kërkuar nga drejtuesit e Korabit, 10 milionë lekë të vjetra në dorë, plus rrogat deri në fund të sezonit.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse dibranët do të pranojnë kushtet e sulmuesit shkodran apo jo.
[caption id="attachment_17441" align="alignnone" width="1015"] Sidrit Guri (d)[/caption]
Poll