Pas indinjatës së madhë në publik për transferimin e dy lojtarëve serbë, klubi i Ballkanit po shqyrton mundësinë për të prishur kontratat me Demir Avdic dhe Tarik Cmajcajin. Në një reagim publik në faqen zyrtare, klubi i Suharekës theksoi se është i shqetësuar për situatën e krijuar.
“Të nderuar tifoz dhe qytetar sqarim lidhur me kishe sponzorizimin e Ujit pika per Fc Ballkanin , por realiteti është bërë marrveshje me Ujin Pika për Marketing në Stadium me vendosjen e panos pika me interesin e tyre (siq e dokumentojm ne foto) në vlere vjetore 1000 euro ,dhe në këtë vlere jemi dakorduar që mos të paguhet në Euro por me kompenzim me ujin për lojtar.
Sqarim FC Ballkani që nga data 01.07.2017 e deri më tani nuk është sponzorizuar as edhe 1 euro nga askush tjetër përveq Sponzorit te vetem CIMA Group.
Edhe një sqarim në lidhje me transferimin e 2 lojtarëve Boshnjak me nënshtetësi serbe, jemi në analiza të mirëfillta me qytetarë,themeluesit e klubit ,FFK-n si dhe organe tjera dhe së shpejti do të marrim vendimet e duhura për më të mirën e qytetit dhe FC Ballkanit , pasi jemi të shqetsuar shumë për gjendjen në qytetin tonë”.
Reagimi zyrtar i klubit Ballkan