Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Transferta në Turqi, njoftim i rëndësishëm nga tifozët e Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
Transferta në Turqi, njoftim i rëndësishëm nga tifozët

Tirana do të luajë të enjten kundër Besiktas në transfertë, sfidë e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Një ndeshje e vështirë në letër për nënkampionët e Shqipërisë, të cilët do të synojnë maksimumin dhe pse jo për të bërë surprizën.

Në këtë takim nuk do të mungojnë as tifozët bardheblu që kanë njoftuar për prezencën e tyre në stadium. Në një postim të bërë në kanalin zyrtar në rrjetet sociale, “Tirona Fanatics” fton të gjithë ata që duan t’i bashkohen kësaj transferte historike.

“Conference League turi i dyte!

Udhetojme drejt Stambollit per ndeshjen e rradhes kunder Beşiktasit!

Bileta e udhetimit me autobus plus bileta e stadiumit do te kushtojne  100 euro!

Per rezervime nr i kontaktit : 0697420270   do te jete ne dispozicion!

Rezervimet mbyllen te henen ora 21:00

Shkojme bashke per Tironen, per ngjyrat tona, per Fanatics...PER FITORE!”, shkruhej në faqen zyrtare të Fanaticsave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga