Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Trajneri i Laçit, Stavri Nica: Futbollistët lënë jetën në fushë, arbitrat bëjnë masakra, s'kam ofenduar askënd, Luftëtari ishte tolerant sot

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Laçit, Stavri Nica: Futbollistët lënë

Pas fitores 2-1 kundër Luftëtarit, trajneri i Laçit, Stavri Nica deklaroi: "Jam i kënaqur nga kjo fitore, sepse skuadra krijoi volum loje dhe raste për shënim.

Duhet qetësi dhe përqendrim. Mundohemi të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për të futur psikologjinë në punë. Kjo ndeshje ishte shumë e vështirë, edhe pse Luftëtari sot ishte pak më tolerant, pasi nuk ishte shumë i motivuar.

Pse nuk kam folur për mediat në javët e fundit? Unë nuk ofendoj as mediat dhe as opinionin. Por nuk mund të bëhen masakra në futboll. Kur dikush do të degjenerojë futbollin unë nuk mund të flas. Futbollistët shkojnë në spital duke lënë jetën këtu në fushë, ndërsa arbitrat tallen dhe bëjnë masakër", tha trajneri i Laçit për Supersport.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga