
Grintë, dëshirë, dyluftime! Kjo ishte tabloja e skuadrës së Kukësit mbrëmjen e sotme. Një ndeshje e luajtur më së miri nga të besuarit e Hasan Likës, ku fati në një moment nuk ishte me ta, pasi pësuan një gol atëherë kur nuk e meritonin. Burime pranë klubit kanë bërë të ditur për newsport.al që edhe tekniku i Austrisë së Vjenës të thurë lavde për "timonierin" e skuadrës kuksiane Hasan Lika. Loja e zhvilluar nga skuadra e tij ka magjepsur trajnerin e ekipit kundërshtar, Thorsten Fink. Ai është shprehur që nuk e priste që skuadra nga Shqipëria të ishte kaq lart. Gjithashtu vlerëson punën e bërë nga Lika.
"Ishte një ndeshje e vështirë. Nuk e kishim parashikuar kështu, por më të lehtë. Trajneri Lika kishte bërë një punë të mrekullueshme", përfundoi tekniku i austriakëve.
Gjithashtu duhet theksuar fakti që tifozët austriakë duartrokitën skuadrën tonë në fund të takimit.