Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ish trajneri Kosovës sulmon De Biasin: U fut në dhomat e lojtarëve të Kosovës dhe iu thoshte zgjidhni Shqipërinë

Shkruar nga NEWSPORT
Ish trajneri Kosovës sulmon De Biasin: U fut në dhomat e

Ish trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku ka nxjerr disa "sekrete" nga ndeshja e nëntorit të 2015 midis Kosovës dhe Shqipërisë. Për "reporteri.net", ish tekniku në rrëfimin e tij ka treguar se dy trajnerët e asaj kohe De Biasi dhe Tramezani janë futur në dhomat e lojtarëve të Kosovës për t'i bindur ata të luajnë me Shqipërinë. Një gjë e tillë nuk i ka pëlqyer ish trajnerit të dardanëve i cili ka zbuluar sëfundmi dhe detajet nga ngjarja.

 "Ne vendosëm të luajmë një ndeshje miqësore me Shqipërinë. Ka qenë nëntor 2015, një lojë vëllazërore, edhe ne ishim vendos në njëjtin hotel, por kjo mua nuk më ka pëlqyer", ka thënë Bunjaku për Reporteri. net.

"Ç'ka nuk më ka pëlqyer është se në mbrëmje ka pas aktivitete prej dy trajnerëve [De Biassi e Tramezani]. Kanë shkuar në dhoma te lojtarëve të Kosovës dhe janë munduar që me i bind lojtarët e Kosovës të shkojnë të luajnë për Shqipërinë. Ajo nuk më ka pëlqyer se ne ishim ne fazën e krijimit të gurëve kryesorë për me i vendos që me kriju një Kombëtare, përderisa Shqipëria dmth jo që e kishte krijuar themelin, por e ndërtojë katin e parë, e me kualifikime për mendimin tim ishte kati i dytë.

Unë me i ndihmuar i ndihmojë edhe katin e tretë le ta qet, mirëpo meqenëse unë e kisha detyrë që me ndërtuar për mu ka qenë e rëndësishme që Bersant Celinën, Hekuran Kryeziun apo lojtarët që kanë qenë të asaj kohe.

Po, De Biassi ka tentuar me i bind që të shkojnë të luajnë për Shqipërinë edhe pse ne e kemi ditë që po pranohemi në UEFA e FIFA dhe kjo për mu ka qenë pak e rëndë", përfundoi Bunjaku

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga