
Nesër, Vllaznia do të luajë kundër Bylisit në kuadër të javës së 33-të të Superiores. Kjo sfidë është mjaft e rëndësishme për të dy ekipet që lutojnë për objektiva të ndryshëm. Shkodranët synojnë trofeun e titullit, ndërsa mallakastriotët për të qëndruar në elitë.
Para takimit, ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp Thomas Brdariç. Trajneri i kuqebluve foli fillimisht për mungesën e golave në ndeshjet e fundit:
"Nuk është normale ajo që kemi bërë deri tani. Kemi shënuar vetëm një herë nga penalltia, por kemi krijuar raste. E gjithë kjo nuk më bën të ndihem mirë. Nesër e kemi objektivin e qartë, duhet të jemi të gjithë së bashku dhe besoj se do të vijë rezultati.
Hakmarrja - Është një tjetër ndeshje, jemi në fund të sezoni dhe e dini që Bylisi tenton mbijetesën dhe kanë tension të madh. Ne do mundohem të bëjmë lojën tonë, edhe pse e dimë që atje është një terren i vështirë. Shpresoj të japim më të mirën.
Tension - Duhet të mësohemi me presionin, jemi profesionistë. Ata që nuk janë në gjendje të përballen me këtë presion, nuk janë. Do tregojmë një fytyrë të mirë nesër. Ekipi e di me çfarë do përballet, jemi përgatitur shumë mirë dhe shkojmë për të marrë tre pikët.
Titulli - E di që kjo pyetje qëndron, pasi për shumë gjatë kemi qenë në vend të parë. Duhet vetëbesim dhe të japim maksimumin, asgjë tjetër. Nëse do luajmë si në ndeshjet e fundit, vetëm me fat mund ta fitojmë ndeshjen e nesërme.