Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Trajneri i Shpresave optimist, Alban BUSHI besimplotë: Do t'i hapim punë Anglisë, Kombëtarja sistemohet për 2 vite

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Shpresave optimist, Alban BUSHI besimplotë: Do t'i hapim

Alban Bushi ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, teksa ka folur para ndeshjes së Kombëtares U-21 kundër Anglisë U-21, sfidë e vlefshme për Euro 2020.

Trajneri i kuqezinjve të vegjël ka zbuluar situatën në kampin e përfaqësueses sonë, ka analizuar kundërshtarin dhe në fund ka treguar gjendjen e futbollistëve, si nga kampionati shqiptar, ashtu edhe nga ai i huaj. Përpara gazetarëve, Bushi u shpreh:

"Ne e dimë kush është Anglia. E kemi parë si ka luajtur. Ne futemi në fushë për të fituar pavarësisht me kundërshtarin. Por, duhet të jemi të kujdesshëm. Strategjia e lojës do të jetë gjithnjë për të luajtur dhe për të dalë në sulm. Ata kanë futbollistë të shpejtë. Ne do të mundohemi të jemi të kujdesshëm. Kështu do të punojmë dhe në stërvitje.

Këtë ndeshje kemi marrë 3 lojtarë të rinj në Kombëtare. Janë futbollistë që luajnë në ekipet e tyre dhe janë në formë për momentin. Do të shohim në stërvitje se cilët janë gati për të luajtur. Kemi pasur disa probleme sepse ka futbollistë që kanë shkuar te U-19. Kemi vetëm një gjys-sulmuesi. Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën.

Është një ndeshje e rëndësishme si për ne, ashtu edhe për tifozët. Ata të vijnë të shohin ekipin tonë, më pas Anglinë. Edhe kur kemi humbur, kemi respektuar flamurin kuqezi. Ne e dimë kush jemi, e dimë me kë luajmë. Edhe lojtarët janë të ndërgjegjshëm, e dinë se ç'bëjnë në fushë. Unë besoj se në Shkodër do të vijnë tifozë.

Lojtarët shkojnë shpesh nga lart-poshtë. Patjetër që mungesa e Brojës është problem për ne sepse ai e njeh mirë Anglinë. Siç kemi cilësitë e lojtarëve, ndryshojmë dhe strategjinë e lojës. Ka qenë gjithë kohës ky problem, duke mos luajtur me një formacion. Po të shohim ndeshjen me Kosovën kemi ndryshuar futbollistët, po ashtu edhe me Austrinë. Besoj se për 1 ose 2 vite s'do të kemi më probleme me lojtarët sepse do të stabilizohet.

Nuk duhet të kemi frikë. Mund ta fitojmë ose humbim ndeshjen. Kemi luajtur me skuadra shumë të forta si Italia, Spanja dhe Franca. Nëse nuk bëjmë gabime individuale, jam i sigurtë që as Anglia s'mund të na bëjë gol. Edhe pse është Anglia, ne s'duhet të ulim kokën. Do ta kemi të vështirë, por të do të japim maksimumin në këtë ndeshje.

Ne kemi pësuar në fund, nuk është problem vetëm i yni. Ky problem është në tërësi, në futboll. Do të ekzistojë edhe pas 100 vitesh. Patjetër është edhe çështje fati. Mendoj se është mendim i gabuar. Absolutisht që mund të pësojmë, por dhe duhet të shënojmë. Kur je në fitore duhet të jemi të kujdesshëm në minutat e fundit. Duhet të jemi më të përqëndruar.

E kam pasur në konsideratë dhe Celhakën, por menduam që të shkojë te Kombëtarja U-20 sepse do të marrë më shumë minuta. Menduam të merrnim lojtarë të ditëlindjes 98' pasi e përballojnë ndeshjen më mirë me Anglinë. Nëse vijojnë me këto ritme, për 2-3 muaj do të jenë në ekipin e parë.

Të gjithë futbollistët e ftuar, kanë minuta në këmbë. Pak a shumë, unë e kam në kokë se cilët do të luajnë. Të gjithë po bëjnë mirë, si në kampionatin shqiptar, ashtu edhe në kampionatet e huaja. Dua të them sërish që nuk ka futbollistë të mëdhenj apo të vegjël.

Për sa i përket skemës, dua t'iu them që më pëlqen skema sulmuese. Megjithatë gjithçka varet nga lojtarët kundërshtarë", ka përfunduar ai.

Kujtojmë që ndeshja Shqipëri U-21 - Angli U-21 do të zhvillohet në datën 15 nëntor, në stadiumin "Loro Boriçi", në Shkodër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga