
Enkeleid Dobi ka folur pas humbjes 1-0 në shtëpi kundër Egnatias, e vlefshme për javën e nëntë të Superiores. Për mikrofonin e Oversport, Dobi tha:
“Një autogol na ndëshkoi. Ky është futbolli. E shënuam vetë golin. Ky ka qenë ndryshimi, asigjë. I thashë lojtarëve që të mbajnë kokën lart. S’e meritonim fare humbjen për mënyrën se si luajtëm. Barazimin e kishim në xhep.
Nënvlerësim? Jo s’pati. Unë nuk shoh vetëm rezultatin. Nëse do të kemi vazhdimësi, duam të tregojmë përulësi dhe stabilitet, gjitha duhet të përputhen. Sot e shënuam ne golin, jo se e shënoi Egnatia. Mund të themi çfarë të duam tani. Mund të kemi pretendim për një penallti. Unë s’dua të flas për këtë. S’mund të themi që kjo është natyrale. Këtu më duket ka. S’dua të nxjerr justifikime. Duhet të vazhdojmë. Gjëra të tilla duhet t’i minimizojmë. Gabimet për njerëzit janë, por duhet të jemi më të saktë te mënyra e interpretimit, te vendimet që marrim.
Objektivi? Minusi më i madh është vetëm goli, asgjë tjetër. Futbolli është i çmendur. Jo vetëm unë, por e dijnë të gjithë. Ndonjëherë gjërat e vogla nuk na japin atë që meritojmë. Duhet të kemi vazhdimësi. Situatat për gol i kemi krijuar. Kemi akoma shumë ndeshje. Mbaroi një fazë e parë. Na vjen keq që pikët po na ikin”, tha ai.