Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Trajneri i Empolit beson verbërisht te Bajrami: Secili do kohën e vet, ka rritje të vazhdueshme

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Empolit beson verbërisht te Bajrami: Secili do kohën e vet,

Trajneri i Empolit, Andre Andreazzoli ka dalë në konferencën për mediet, në prag të takimit me Genoan. Ndër shumë tema të prekura, një prej tyre kishte të bëntë edhe me Nedim Bajramin. Numri një i skuadrës së Empolit tha se lojtari shqiptar ka shumë cilësi, duke u treguar besimplotë se dita e tij do vijë shumë shpejt.

"A mendoj se është ngadalësuar disi procesi i rritjes së Bajramit? Nedimi ka cilësi dhe dëshirë të madhe për të punuar e për t'u përmirësuar, ai është i fokusuar te puna e përditshme.Jo të gjithë janë njësoj, secili ka kohën dhe nevojat e veta. Vështirësitë e momentit do të kthehen në pika të forta dhe nota pozitive, sepse ne kemi besim të madh te lojtari.Nedimi do e ketë shansin të shfaqë potencialin e tij, kanë mbetur për t'u luajtur edhe rreth 30 ndeshje.Nuk e cilësoj problem situatën e tij, rritja e Nedimit është e vazhdueshme, ndoshta jo shumë e shpejtë, por po ndodh" - tha ai. Bajrami ka shënuar 2 gola deri tani.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga