Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Trajneri flet mbi talentin e Bajramit: Më vjen shumë keq që duhet ta lë në stol

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri flet mbi talentin e Bajramit: Më vjen shumë keq që duhet

Nedim Barjami është një protagonist i padiskutueshëm në fushën e lojës për Empolin, në çdo moment që ai aktivizohet. Talenti i tij ka spikatur në sytë e të gjithëve dhe një transferim në radhët e Fiorentinës gjatë merkatos së verës, u ndërpre në limite gjë e cila mund të ndikonte shumë tek ai.

Trajneri 40 vjeçar, Paolo Zanetti ka folur mbi talentin e mesfushorit shqiptar dhe arsyet pse ai zgjedh që ta ulë në stol: “Më vjen keq që i lëmë në stol si për Bajramin apo dhe Pjaca-n. Kjo zgjedhje vjen vetëm pasi ato kanë shumë luhatje dhe jo vazhdimësi. Talenti i tyre është i jashtëzakonshëm, por luhatjet e tyre kushtëzojnë në vendimmarrje.”

Bajrami në ndeshjen ndaj Lazio arriti të bëntë nje paraqitje të shkëlqyer pasi dy golat e Empolit rrodhën si aksion nga këmbët e tij. Këtë sezon është aktivizuar si titullar në 17 ndeshje ku ka arritur të dhuroj vetëm 1 gol.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga